SEZONI TURISTIK/ Rrugë të gërryera dhe dogana pa godina, ja çfarë ofron Shqipëria (Video)

0
Gjigandi

Infrastruktura dhe rrugët nisin dhe nuk përfundojnë por zgjaten në kohë dhe  kthehen në një gangrenë për të gjithë udhëtarët, aq më tepër kur fluksi i mjeteve shtohet në periudhën e verës.

Konkretisht në rrugën Muzinë -Qafbotë prej 2 vitesh ka orvatje për të rikonstruktuar por rehabilitimi ka mbetur në mes.

Rruga siç e shihet edhe nga pamjet, është gërryer por  qëndron në këto kushte prej shumë kohësh. Për më tepër që tashmë jemi në mes të sezonit turistik dhe qeveria trumbeton se këtë sektor po e ndihmon por me sa duket, faktet në terren flasin ndryshe.

Turizmin e ndihmon infrastruktura, rrugët të cilat kur lihen si punime në mes apo të amortizohen kthehen në një kokë çarje por përtej kësaj ky aks rrezikon të kthehet edhe në burim aksidenti për mjetet motorike ndërsa  mjetet e tjera duhet patjetër të  qarkullojnë me 40 KM në orë ose rrezikojnë të dalin nga rruga.

RonaTyra

Pra në këto kushte hapja e Tunelit të  Skërficës me shumë  bujë nga qeveria me këngë, valle e pompozitet venitet, pasi entuziazmin ta shuan kjo pamje…

Ndërsa prej më shumë se 2 vitesh dogana e Qafë Botës ende s’ka mbaruar, zona duket si një kantier ndërtimi dhe zyrat janë në punime e sipër.

Kushdo udhëtar, turist apo emigrant që kalon nga kjo doganë do të ketë përball këtë surprizë të hidhur.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku më Autoritetit Rrugor Shqiptar, ky i fundit si institucion i varur nga MIE duhet të mbajnë përgjegjësi përse qytetarëve që paguajnë taksa për të pasur shërbimet utilitare, nuk ju ofrohen rrugë të standardeve optimale dhe mbi te gjitha, kush do të mbajë përgjegjësi për sabotimin e sezonit turistik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu