Skuadra e Dritës ka arritur që për herë të tretë në histori të klubit të shpallet kampion i Kosovës në futboll.
E gjitha kjo pas barazimit 2:2 të Gjilanit dhe Ballkanit, në duelin e tyre të zhvilluar sot, shkruan Olle.
Kështu, festa e Dritës tashmë ka nisur.
Kurse, sulmuesi i kësaj skuadre, Kastriot Rexha menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Gjilani – Ballkani, ka bërë një postim mjaft komik.
“Si luana luftojshin për Dritën”, është postimi i Rexhës minuta më parë.