Reperi Moss Della bën një sërë reagimesh e kërcënimesh publike që lidhen me rastin e fundit në Fe…

0
Reperi Moss Della bën një sërë reagimesh e kërcënimesh publike që lidhen me rastin e fundit në Fe…
Gjigandi

Ka tash e sa ditë që opinioni publik është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në qytetin e Ferizajt.

Vrasja e 30-vjeçarit mbi motive të një hakmarrje ka bërë që kjo të jetë një prej temave më të diskutuara të momentit.

Lidhur mbi ngjarjen në fjalë ka pasur reagime të shumta, disa prej me të fortave kanë ardhur nga reperi i ri Moss Della, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Krasniqi.

Ai në disa shkrime disi të paqarta në InstaStory, ka shprehur fillimisht ngushëllime për të ndjerin, ndonëse thotë se nuk ka pasur rastin ta njohë personalisht.

RonaTyra

Foto: Moss Della/InstaStory

“U prehsh në paqe Strella. Nuk të kam njoftë por më dhimbet kushdo që prihet në besë e vritet prej shokëve se shokët janë si familje por njerëzit nuk kanë familje, se dinë qysh është. Ngushëllime familjes së tij, rrethit e shokëve të vërtetë të tij”, shkroi fillimisht ai.

Tutje, në shkrimet e radhës, reperi i cili krenohet me afro 150 mijë ndjekës në InstaStory, vazhdoi të shkruante me ton kërcënues.

Foto: Moss Della/InstaStory

Ai shkroi se një gjë e tillë ndodhë nga frika dhe nga ata të cilët nuk i quan “burrërorë”.

Foto: Moss Della/InstaStory

Përndryshe, sot (e diel) i është dhënë edhe lamtumira e fundit të ndjerit me inicialet G.H, i cili mbeti i vrarë nga kjo ngjarje famëkeqe.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu