Qeveria franceze ka miratuar një kredi të garantuar nga shteti prej pesë miliardë eurosh për të ndihmuar prodhuesit e makinave “Renault” që parashikon një plan të gjerë kursimi dhe shkurtime të vendeve të punës për të përballuar krizën e koronavirusit, bëri të ditur Ministria e Ekonomisë.
“Ministri i Ekonomisë, Bruno le Maire do të nënshkruajë sot garancinë e kredisë prej pesë miliardë eurosh që do t’i jepet Renault”, njoftoi ministria në përfundim të një takimi me deputetë, përfaqësues të punonjësve dhe drejtues të kompanisë.
Qeveria, e cila deri më tani kishte rezervuar nënshkrimin e saj, vlerëson se kishte marrë garancitë të cilat pretendonte për të ardhmen e punonjësve të fabrikës së Maubeuge, të shqetësuar për një projekt të bashkimit me qendrën e Douait, 70 kilometra larg.
Le Maire kërkoi që menjëherë të fillojë një dialog social dhe teknik, për të zhvilluar një projekt industrial për të ardhmen (…) i cili do të duhet të garantojë në një afat të gjatë, përtej 2023, të punësimit dhe nivelit të aktivitetit industrial në qendrën e Maubeuge dhe territorin e tij.