Kreu i Kadastrës Shtetërore Artan Lame ka zhvilluar një konferencë lidhur me regjistrimin e pronave shtetërore. Ai theksoi se do të ketë një regjistër për pronat publike. Të gjitha institucionet shtetërore do kenë mundësinë që pronat e tyre t’i regjistrojnë në e-Albania. Lame tha se kjo po bëhet me qëllim që të mos ketë më abuzime me pronat shtetërore.
“Rastet me abuzimin janë të pafundme dhe ka nisur për shkak të mos regjistrimit ndër vite të pronës shtetërore. 260 mijë prona shtetërore, prej këtyre 155 mijë prona u janë transferuar institucioneve qendrore dhe vendore. Vetëm rreth 20 mijë regjistrojnë të regjistruar në kadastër.
Të aplikojnë në e-Albania për të regjistruar pronën. Nga momenti që janë të regjistruar, asnjë institucion tjetër nuk mund të veprojë mbi këto prona, gjykata dhe komisioni i kthimit të pronave” – u shpreh Lame.
Lame i ka bërë thirrje presidentit Bajram Begaj që të regjistrojnë godinën e presidencës si pronë shtetërore.
“Presidenca nuk ka të regjistruar asnjë pronë të veten. Ligji 20/20 nuk u dekretua nga presidenti i republikës në atë kohë. Unë kam kërkuar të miratohet sepse do i hapë rrugë regjistrimit të pronës shtetërore. Presidenca rezulton edhe sot pa regjistruar” – tha Lame.
Lame shtoi se arsyeja e vjedhjeve të pronave të presidencës është fakti se ato nuk rezultojnë të regjistruara.