Regjistrimet në e-Albania/ Ministrja Kushi bën publike datat, ja si mund të bëhet aplikimi për klasat e para dhe të dhjeta

0
Gjigandi

Regjistrimet e nxënësve në klasë të parë dhe të dhjetë do të bëhen nga platforma e-Albania.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka bërë publike datën e hapjes së portalit dhe nisjen e aplikimeve për fëmijët e klasave të para.

Mësohet se afatet e regjistrimit janë: për klasat e para 4 – 17 korrik dhe për klasat e dhjeta 12 – 24 korrik. Ndërkohë, prindërit pasi të hyjnë në llogarinë e tij në portal, duhet të plotësojnë formularin e aplikimit, të përzgjedhin me saktësi njësinë administrative, rrugën dhe shkollën që shfaqet në sistem.

Postimi i plotë:

Të dashur prindër dhe mësues! Nisur nga përvoja e vitit të kaluar për pilotimin e regjistrimit elektronik të nxënësve në shkollat e qyteteve qendër qarku, si dhe duke reflektuar të gjitha sugjerimet e ardhura nga ju për përmirësimin e procesit, këtë vit ia dolëm që në të gjitha shkollat e vendit regjistrimi në klasën e parë dhe të dhjetë të bëhet nëpërmjet sistemit e-Albania. Prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji.

RonaTyra

Afatet e regjistrimit do të jenë si më poshtë:

Për klasat e para 4 – 17 korrik.

Për klasat e dhjeta 12 – 24 korrik.

Ne jemi të angazhuar maksimalisht që të gjitha shkollat tona të ofrojnë arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për nxënësit, si në qendër ashtu edhe në periferi të çdo bashkie. Prandaj e vlerësojmë shumë mirëkuptimin tuaj për të regjistruar fëmijët në bazë të vendbanimit.

Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu