Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi kanë nisur një takim në selinë e PD me kryedemokratin Lulzim Basha, mëson Top Channel.
Në një kohë që ende nuk ka një kompromis për reformën zgjedhore, për të cilën palët janë ulur në tryezë prej janarit pas një marrëveshje që solli ngritjen e këshillit politik mes opozitës jashtëparlamentare, maxhorancës dhe opozitës parlamentare, vijojnë takimet mes palëve politike mes tyre.
Ndërkohë po sot presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë ambasadoren Yuri Kim, e cila më herët u shpreh se topi tashmë për dakordësinë për reformën është në fushën e Bashës.
Në vijim priten detaje nga takimet përkatëse.
Shkruar nga: top-channel.tv