Ish-deputeti me Covid, Fatmir Toçi mesazh nga spitali: Gjendja e stabilizuar, por lufta vijon!

0
Gjigandi

Ish-deputeti socialist, Fatmir Toçi vijon të jetë i shtruar në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi” në luftë me koronavirusin.

Nga shtrati i spitalit ish-deputeti shkruan se të gjitha mesazhet dashamirëse që ka marrë kanë ndikuar në përballimin e infektimit të tij nga pandemia.
Në statusin e tij, Toçi nuk lë pa përmendur as mjekët, të cilët sipas tij kanë punuar me dedikim dhe kanë dhënë kontribute te jashtëzakonshme.
“Në pamundësi për t’iu përgjigjur mijëra mesazheve dhe interesimeve të vazhdueshme në forma të tjera nga e gjithë bota, informoj se gjendja duket e stabilizuar, edhe pse beteja me Covidin-19 vazhdon dhe, me sa duket, do të zgjasë akoma,”-shkruan ndër të tjera në postimin e tij ish-deputeti.
Statusi i plotë i Fatmir Toçit
Interesimi i të afërmve, miqve, të njohurve dhe dashamirësve të shumtë për gjendjen time shëndetësore, pas prekjes nga Covid-19 ma ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate, si pjesë e rëndësishme e trajtimit shëndetësor që po përdoret, me sa duket deri tani, me sukses.
Në pamundësi për t’iu përgjigjur mijëra mesazheve dhe interesimeve të vazhdueshme në forma të tjera nga e gjithë bota, informoj se gjendja duket e stabilizuar, edhe pse beteja me Covid-19 vazhdon dhe, me sa duket, do të zgjasë akoma.
Nuk di si t’ju falënderoj për forcën dhe kurajën që me keni dhënë në këto çaste të vështira për mua dhe familjen time, duke demonstruar vlerat e një shoqërie humane e të qytetëruar, siç ka qenë dhe është shoqëria shqiptare.
Mirënjohje dhe dashuri të pafund për personelin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, mjekë, specialistë e infermierë, profesionalizmi, kujdesi dhe humanizmi i të cilëve janë shfaqja më dinjitoze e misionit që kanë marrë përsipër dhe i kanë kushtuar jetën e tyre.
Çfarë të them për Prof. Perlat Kapisyzin, drejtorin e institucionit?! Disa njerëz janë lindur e formuar për të qenë misionarë me punën e tyre, me ndikim dhe kontribute te jashtëzakonshme në shoqëri, dhe do të thoja pa hezitim, ky është një nga rastet më të spikatur.
Zoti i ruajt dhe u dhëntë forcë!
Shoqëria ka nevojë jetike për ata sot më shumë se kurrë, ashtu sikurse edhe ata kanë nevojë që të gjithë ne të jemi më të ndërgjegjshëm e më të përgjegjshëm për sa po ndodh realisht në të gjithë botën.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu