Përbërësit
300 gr karotë
300 gr miell i tipit 00
50 gr miell bajamesh
1 bustinë pluhur pjekës
180 gr sheqer
90 gr vaj luledielli
3 vezë (mesatare)
pak vanilje
pak kripë
sheqer pluhur (sipas dëshirës)
Përgatitja
1
Për përgatitjen e kësaj torte, si fillim pastrojini dhe qërojini mirë karrotat. Më pas grijini hollë ato në një rende. Hidhini karrotat e prera hollë në një sitë dhe shtypini sipër me lugë, në mënyrë që të nxirrni lëngun që kanë.
2
Hidhni vezët në një tas dhe më pas shtojini sheqerin dhe pak kripë. Përziejini mirë të gjithë përbërësit. Më pas shtojini dhe pak vanilje dhe trzojini tre përbërësit sëbashku.
3
Në një tas tjetër sitni miellin, shtojini pluhurin pjekës, miellin e bajameve dhe trazojini mirë me një lugë.
4
Tek masa e përgatitur më parë me vezë dhe sheqer, hidhni herë pas here teksa e trazoni, përbërjen e miellit me pluhurin pjekës dhe miellin e bajameve. Trazojini mirë. Më pas i shtoni dhe vajin e ulirit dhe trazojini të gjithë përbërësit deri sa të krijohet një masë homogjene.
5
Në fund hidhini masës së krijuar edhe karrotat e prera hollë dhe trazojini mirë me një spatul.
6
Hidheni brumin e krijuar në një tepsi (tepsi e rrumbullakët, që shërben për të bërë kek ose torta) dhe sheshojeni mirë sipërfaqen me një spatul.
7
Futeni tortën në furrë në temperaturën 170 gradë celcius për 45 minuta.
8
Pasi torta të jetë pjekur, hidhini sheqer pluhur sipas dëshirës.