Recetë/ Taliatele furre me sallam

0
Gjigandi

Përbërësit
1 pako taliatele
300 gr sallam
1 lugë gjelle gjalpë
1 lugë gjelle miell
500 ml qumësht
2 lugë gjelle bizele
djathë parmixhano
arrëmyshk
majdanoz
kripë
piper
Përgatitja

1
Zieni taliatelet në një enë me ujë të kripur. Grini sallamin dhe lëreni mënjanë.
2
Skuqni miellin në një tigan me gjalpë për disa minuta. Hidhni qumështin dhe trazojeni me një rrahëse kuzhine. Shtoni pak kripë, piper, bizelet, sallamin dhe arrën moskat. Përziejini mirë.
3
Kombinoni taliatelet e gatuara me salcën në një tas të madh. Përziejini mirë dhe hidhini në një tavë. Spërkatini me pak djathë parmigiano.
4
Piqini në furrë në temperaturën 180 gradë Celcius për 30 minuta.
5
Vendosni një racion në një pjatë. Shërbejeni me pak djathë parmigiano dhe majdanoz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu