Recetë/ Muffins

0
Gjigandi

Përbërësit
4 vezë
200 gr sheqer
5 gr vanilje
5 gr lëkurë limoni (e grirë)
100 gr rrush i thatë
250 gr miell
150 ml vaj
5 gr sodë buke
60 gr kakao
80 ml kos

Përgatitja
1
Hedhim 4 vezët në një tas dhe i rrahim mirë me një rrahës elektrik.
2
Shtojmë sheqerin, vaniljen, lëkurën e limonit dhe rrushin e thatë dhe vijojmë me përzierjen.
3
Më pas shtojmë miellin dhe e përziejmë mirë derisa brumi të tjetër homogjen.
4
Hedhim vajin, ndërsa e përziejmë. Shtojmë dhe sodën e bukës.
5
Më pas kakaon dhe e përziejmë me një spatula.
6
Hedhim dhe kosin në fund dhe e trazojmë mirë.
7
Mbushim format e muffins dhe i pjekim në 170 gradë Celsius për 25 minuta.
8
Pasi t’i heqim, i mbushim sipër me pak çokollatë të shkrirë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu