Recetë/Gjoks pule me kërpudha

0
Gjigandi

Përbërësit
1/4 gotë vaj ulliri (ekstra i virgjër)
1 kg gjoks pule (pa lëkurë dhe kocka, i prerë hollë në feta horizontalisht dhe i shpërlarë)
kripë
piper (për shije)
1 gotë miell
3 lugë gjelle miell
1/4 gotë gjalpë
3 thelpinj hudhër (të grira)
300 gr kërpudha (të bardha, të prera)
1 gotë verë (Marsala)
500 gr lëng pule
2 lugë gjelle majdanoz (i freskët, sherebelë ose trumzë)
Përgatitja
1
Ngrohni ¼ e gotës së vajit të ullirit në një tigan të madh, mundësisht të jetë material hekur në një flakë të mesme-të lartë.
2
Ndërsa vaji do të nxehet, kriposeni dhe hidhini piper gjoksit të pulës dhe lyejini fetat e pulës në një gotë miell.
3
Kontrolloni nëse vaji është mjaftueshëm i nxehtë duke hedhur një majë gishtërinjsh miell në tigan; nëse vaji kërcet, atëherë është i nxehtë mjaftueshëm.
4
Gatuajeni gjoksin e pulës për 2-3 minuta në çdo anë, duke shtuar më shumë vaj nëse është e nevojshme, deri sa të bëhet ngjyrë e artë.
5
Kur e gjithë pula të jetë gatuar, vendoseni mënjanë dhe shtoni gjalpin në tigan.
6
Kur gjalpi të ketë shkrirë, shtoni hudhrën dhe gatuajini derisa të marrë ngjyrë. Shtoni dhe kërpudhat dhe gatuajini për 10 minuta.
7
Spërkatini me 3 lugët e miellit dhe përziejini derisa mielli të thithet krejtësisht. Gatuajini kërpudhat dhe për 3-5 minuta të tjerë.
8
Kur të kenë marrë ngjyrë kafe të errët dhe të jenë reduktuar në masë, shtoni verën, kruani ato që kanë ngjitur në tigan me një lugë druri dhe lëreni lëngun të shterojë deri në gjysmën e masës së tij.
9
Shtoni lëngun e pulës dhe ziejeni për 3 minuta të tjerë. Gjithashtu hidhni dhe barishtet e freskëta, kripën dhe piperin për shije.
10
Futeni pulën në salcën që keni në tigan që ta ngrohni për 1 minutë dhe shërbejeni menjëherë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu