Recetë gatimi: Kek me portokall dhe çokollatë të shkrirë

0
Recetë gatimi: Kek me portokall dhe çokollatë të shkrirë
Gjigandi

Përbërësit:

220gr gjalpë në temperaturë ambjenti

350gr sheqer

4 vezë

RonaTyra

450gr miell + pak sasi për formën dhe kuverturën

Lëkurën nga 4 portokalle

½ lugë të vogël sode buke

½ lugë të vogël pluhur për pjekje

½ lugë të vogël kripe

70gr lëng portokalli

200gr dhallë ose kos të holluar me ujë në temperaturë ambjenti

1 luge çaji vanilje

200gr kuverturë çokollate me mbi 65% kakao, të grirë

Për shurupin:

50gr sheqer

70gr lëng portokalli

Per çokollatën:

220gr çokollate kuverture

125gr qumesht

1 luge çaji kafe pluhur

Përgatitja:

Ndezim furrën në 170gradë, me ajrim.
Lyejmë një formë keku me gjalpë dhe e spërkasim me miell.
Rrahim në mikser gjalpin me sheqerin me shpejtësi mesatare në të larte, për 5 minuta në mënyrë që të fryhet.
Shtojmë lekurën e portokallit. Shtojmë vezet një nga një. Në një tas të madh përziejmë miellin, sodën, pluhurin pjekes, kripën. Në një tas tjetër përziejmë lëngun e portokallit, dhallën dhe vaniljen dhe e hedhim në mënyrë të alternuar me miellin, në mikserin ku kemi pjesën e lëngët, duke filluar dhe mbaruar me miellin.
Përziejmë me një luge miell kuverturen dhe e hedhim edhe atë në mikser. E kalojmë përbërjen në formën e kekut dhe pjekim për rreth 50-60 minuta. E heqim nga furra dhe e lëmë 10 minuta të ftohet.

Në një tenxhere mbi zjarr mesatar ngrohim lëngun e portokallit sa të shkrihet sheqeri dhe e hedhim të nxehtë te keku i vakët.

E lëmë kekun të ftohet krejtësisht.

Në një tas inoksi përziejmë kuverturen me qumeshtin dhe kafen mbi një tenxhere me ujë që vlon. Kur të shkrijë masa e hedhim sipër kekut./ Recetë gatimi nga Blerina Bombaj, dietologe 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu