Real Madridi pritet të mos e rikthejë sezonin e ardhshëm lojtarin e tij të huazuar te Real Sociedadi Martin Odegard.
Media spanjolle “AS” raporton se klubi madrilen do të lejojë qëndrimin e tij në klubin bask deri në qershor të vitit 2021. Mesfusha e ngjeshur e Realit dhe konkurenca e madhe në skuadër me emra si: Kasemiro, Modriç, Kros, Isko dhe Valverde e bëjnë shumë të vështirë aktivizimin si titullar të 21-vjeçarit norvegjez, edhe pse ai ka bërë shumë me Real Sociedadin.
Odegard u ble nga Reali para 5 vitesh, por ai u aktivizua në vetëm një ndeshje me spanjollët.
Ai është huzuar në Holandë dhe Spanjë. Odegard u konsiderua si lojtari i së ardhmes së 13-herë kampionëve të Europës.