Real Madridi nuk e ka ndërmend ta lë të lirë talentin brazilian Vinicius Junior.
Trajneri Zinedine Zidane beson shumë në aftësitë e brazilianit dhe i ka bërë të qartë klubit se nuk duhet të shitet.
Numri një i Real Madridit, Florentino Perez e ka refuzuar një ofertë të majme për brazilianin.
Ka qenë kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain që kanë tentuar transferimin e brazilianit, por oferta e tyre është hedhur poshtë nga Los Blancos.
PSG ka ofruar 110 milionë euro për Vinicius, por as kjo ofertë e majme e tyre nuk i ka bërë përshtypje Florentino Perezit që e ka refuzuar atë.
Mediet spanjolle që kanë raportuar se në rast se Reali dëshiron ta largojë Viniciusin, atëherë atë do ta bëjë në verën e vitit 2021.
Los Blancos synojnë që ta përfshijnë brazilianin në ofertë për Kylian Mbappen, gjë që do ta ulnin koston e transferimit të francezit.
19-vjeçari këtë edicion ka luajtur 28 ndeshje me Realin ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë tre asistime.