Real Madrid i femrave është ekipi më i ri i futbollit që ka krijuar ekipin e grave, vendim që është konsideruar “shumë pozitiv”.
Ai ka kryer një blerje prej 300,000 eurosh të një klubi me bazë në Madrid, Tacon, që tani zyrtarisht ka marrë emrin e ri, Real Madrid Femenino.
Përmes një deklarate, zyrtarë të këtij ekipi kanë thënë se kanë dëshiruar që të “kontribuojnë në zhvillimin dhe rritjen e sportit”.
Presidenti i ekipit, Florentino Perez ka thënë: :”Ka ardhur koha për ndërtim të një ekipi për të cilin të gjithë do të jemi krenarë”.
Klubi Tacon, që ishte formuar më 2014, verën e kaluar ka kryer një proces rekrutimi, duke nënshkruar kontratë me lojtaren suedeze, Kosovare Asllani dhe Sofia Jakobsson.