Reagon kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e quan akt makabër sulmin ndaj Stivi Frashërit

0
Reagon kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e quan akt makabër sulmin ndaj Stivi Frashërit
Gjigandi

Portieri i FC Ballkanit, Stivi Frashëri u sulmua nga tifozët e Gjilanit me ç’rast edhe përfundoi në emergjencë.

E në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe kryetari i Suarekës, Bali Muharremaj.

Muharremaj e quan akt makabër situatën që u shkaktua nga disa tifozë të Gjilanit.

Reagimi i plotë i tij:

Dënoj fuqishëm aktin e sulmit fizik në stadiumin e Gjilanit ndaj portierit të FC Ballkanit Stivi Frashëri, akt makabër ky që u shkatua nga disa tifozë gjilanas në ndeshjen kampionale ndërmjet SC Gjilani dhe FC Ballkani.

RonaTyra

Kërkoj nga institucionet përgjegjëse, të ndërrmarin të gjitha masat dhe sanksionet ndaj ngjarjeve të sotme, ndërsa portierit tonë Stivi Frashëri, i dëshiroj shërim të shpejtë.

Suhareka është qytet i sukseseve të jashtëzakonshme dhe qytet i disiplinës sportive, andaj lutemi që ngjarjet të tilla të mos ndodhin asnjëherë ndaj klubeve tona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu