Komisioni i Rithemelimit ka reaguar pas mbledhjes për rreth 6 orë të grupit parlamentar të PD, ku u diskutua për rezultatin në zgjedhjet e 6 marsit dhe pjesa më e madhe kërkonin dorëheqjen e Bashës. Kryedemokrati u shpreh se është gati për çdo zgjidhje që i shërben Partisë Demokratike.
Ndërsa komisioni i Rithemelimit thotë se Basha nuk do të marrë zvarrë deputetët, për të cilët shton se e kanë vendin e tyre të pamohueshëm në PD.
“Kaq dite pas katastrofes elektorale ku e katandisi Partine Demokratike, ish kryetari Lulzim Brava mendon se mund të marrë zvarrë edhe deputetet e Grupit Parlamentar te kesaj partie. Pasi i eshte pervjedhur gjithe jeten e tij politike pergjegjesise per serialin e humbjeve, edhe kesaj here kerkon t’i shpetoje asaj duke e vene veten tashme i damkosur si humbes serial dhe peng mjeran në një hap me Sali Berishën.
Grupi parlamentar dhe demokratet nuk jane sot para dilemes: Berisha apo Basha. Për Sali Berishën dhe kanditatet e SHL votuan në 6 Mars me gjithe logon e rrembyer 70 për qind e demokratëve, ndersa PD e vules, braves pengut dhe bunkerit u rendit e treta per here te pare ne 30 vjet qe nga dita e themelimit te saj.
PD e vules dhe logos se rrembyer u katandis ne kete dite sepse Lulzim Brava, peng i aferave dhe pazareve, injoroi dhe mohoi vullnetin e demokrateve dhe voten e tyre te lire brenda PD-se. Pergjigjen ata e moren ne 6 Mars! Zgjidhja e vetme eshte bashkimi permes rikthimit tek vota e lire! Anetaret, drejtuesit, deputetet e PD e kane vendin e tyre te pamohueshem ne Partine Demokratike te votes se lire. Kush ka frike voten e lire te demokrateve nuk ka moral te kerkoje voten e shqiptareve!”
– thuhet në reagim.
Ndër të tjera shtohet se demokratët duhet të kuptojnë se përjashtime dhe mungesa e votës së lirë janë vdekja e një force politike.
“Ringritja dhe fitorja kalojne jo duke u bërë vegël apo kukull e ndokujt, por vetëm përmes bashkimit i cili realizohet vetëm me një kusht: Vota e lire!
“, përfundon reagimi i Komisionit të Rithemelimit.