Reagimi i Ramës për raportin e DASH, Alibeaj: Një kryeministër normal do të kishte dhënë dorëheqjen

0
Reagimi i Ramës për raportin e DASH, Alibeaj: Një kryeministër normal do të kishte dhënë dorëheqjen
Gjigandi

Enkelejd Alibeaj e ka komentuar deklaraten e kryeministrit Edi Rama për raportin e DASH.

Postimi:

“Një kryeministër normal që pushtetin e ka fituar me votë të lirë, sapo të kishte lexuar raportin e DASH, do të kishte dhënë dorëheqjen. Qoftë për moral politik e qoftë për interes publik.

Por shqiptarët as e kanë normal dhe as të zgjedhur me votë të lirë, por me votë të blerë nga “non grata”-t e grupet kriminale me të cilët ndan pushtetin prej 8 vitesh.

Nuk pritej që Edi Rama të thoshte asgjë tjetër veç batutave bajate me humor shterp për ti ikur thelbit të raportit: Qeveria e tij është e korruptuar në çdo qelizë të saj dhe ai e ka pushtetin e vjedhur dhe ai vetë është koka e këtij korrupsioni.

RonaTyra

Edi Rama nuk duhet të jetë pas një viti në qeveri, pasi do të thotë sërish se raporti i ardhshëm, është copy paste i vitit të shkuar.

Peshku (i madhi) ka plasur me kohë sheshit, e po qelb dynjanë! Ashtu si plehrat rreth inceneratorëve. Njerëzia ka zënë hundët, vetëm Rama ka zënë sytë!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu