Reagimi i Chris Rock pasi Dave Chappelle u sulmua në skenë: A ishte Will Smith?

0
Reagimi i Chris Rock pasi Dave Chappelle u sulmua në skenë: A ishte Will Smith?
Gjigandi

Dave Chappelle është sulmuar të martën mbrëma teksa po performonte në skenë në Hollywood Bowl, me disa pamje e video që qarkulluan në rrjete sociale ku shihej një burrë që e rrëzoi komedianin në tokë.

Incidenti ndodhi në “Netflix is a Joke”, në të cilin Chappelle ka performuar në një sërë rastesh gjatë kohëve të fundit.

Sulmuesi u përpoq të largohej nga skena pas sulmit, por u kap dhe u përplas në tokë nga sigurimi.

#davechappelle attacked at #hollywoodbowl #netflixisajoke pic.twitter.com/oP04S0de90

– abazar 🦇🔊 (@abazar) May 4, 2022

RonaTyra

Sipas pamjeve që janë shfaqur deri më tani, Dave nuk u lëndua ndërkohë që u ngrit dhe e rifitoi qetësinë.

Chappele ka qenë një figurë e diskutueshme për batutat e tij me transgjinorët dhe perceptimin se ai është transfobik, ndaj ka pasur zëra se ky sulm ishte një përgjigje ndaj këtyre lloj shakave.

Chris Rock në anën tjetër ka mbështetur Dave dhe ka bërë shaka me aktorin Will Smith.

Will Smith dhe Chris Rock (Foto: AP)

Chris Rock kishte performuar një set më herët në mbrëmje dhe, sipas

ABC News

, doli në skenë me Chappelle dhe bëri shaka “A ishte Will Smith?”.

Ky incident vjen pasi Chris Rock u godit me shuplakë nga Smith gjatë “Oscars” në fund të marsit për shakanë e komedianit për gruan e tij, Jada Pinkett Smith.

Më vonë, një zëdhënës i Hollyëood Boël i tha agjencisë së lajmeve PA Media se një hetim për sulmin e Chappelle ka filluar.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu