Parlamenti dështoi të zgjedhë Presidentin e ri të Republikës në raundin e parë, pasi Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk arritën të gjejnë emrin që mund të merrte 84 vota.
Në lidhje me këtë Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj, është shprehur se politikës i mungon vullneti për të zgjidhur problemin siç e kërkon Kushtetuta, ndërsa shtoi se procesi për zgjedhjen kreut të shtetit po përdoret politikisht.
Kristaq Kume: Nëse do të mbajmë në konsideratë se sa dhe si janë qasur procesit të zgjedhjes së presidentit parlamentarët tanë do të thosha se shanset janë që zgjedhja e presidentit do të bëhet vetëm duke iu referuar germës së Kushtetutës dhe jo frymës saj. Nuk ka shumë vend dhe problem të madh për të gjetur se çfarë presidenti duhet të zgjedhim. Është vullneti i munguar për të zgjidhur problemin siç e kërkon Kushtetuta dhe dëshira e madhe që ka politika për të shfrytëzuar çdo rast në funksion të politikës.
Për Kumen procesi i zgjedhjes së presidentit ka nisur në mënyrë të stisur ndërsa shton se deputetët të cilët duhet të jenë përfaqësues të popullit sillen në varësi të partisë përkatëse. Ai shtoi se shanset janë që dy raundet e tjera të digjen dhe problemi të zgjidhet në raundin e fundit.
Kristaq Kume: Ky proces nisi në mënyrë të stisur. Deputetët duk harruar që atje janë përfaqësues të popullit, sillen në varësi interesit të partisë politike përkatëse. Shanset janë shumë të mëdha që dy raundet e tjera të digjen dhe problemet të zgjidhen në raundin e fundit.
Mundësitë për të përfituar nga ajo çka përcakton Kushtetuta janë reale.
Ndër të tjera Kume u shpreh se opozita është shumë pak e interesuar se kush do të jetë president, pasi sipas tij nëse do ishte e interesuar do të çonte propozime me emra.
Kristaq Kume: Ngarkesa më e madhe për të realizuar një proces Kushtetues sipas frymës kushtetuese, është e gjitha mbi opozitën, mbi deputetët e opozitës. Opozita është shumë pak e interesuar se kush do të jetë president, se pot ë ishin të interesuar do të çonin emra.
Opozita duhet të jap kontributin maksimal që nesër në detyrën e presidentit të republikës mos të ketë asnjë nga ngarkesat që kanë pasur të mëparshmit. Opozita ka mundësi të çoj minimumin 2 emra.
Më tej Kume tha se: Politika i frikësohet modelit të zgjedhjes së presidentit si në rastin e Alfred Moisut sepse do të ketë çdo gjë në dorën e vet.