Rashica: Mezi po i presim ndeshjet e Kosovës

0
Gjigandi

Milot Rashica ka deklaruar se mezi po i pret ndeshjet e Ligës së Kombeve me Kombëtaren e Kosovës, ku synohet kualifikimi për në Kampionatin Evropian.

Djaloshi nga Vushtrria, si zakonisht, ka zgjedhur Kosovën për të kaluar pushimet, pas përfundimit të sezonit në Bundesligë.

Rashica ka thënë se i mungojnë grumbullimet te Kosova, por që me padurim po i pret ndeshjet e radhës me ‘Dardanët’.

“Nuk na ka ndodh për një kohë të gjatë që të mos shihemi, jemi mësuar së bashku, po i presim me padurim ndeshjet (ndeshjet e Kosovës”, ka deklaruar Rashica.

“Jemi çdo ditë në kontakt me lojtarët, me padurim i presim ndeshjet që na kanë mbetur, për të arritur ëndrrën që të gjithë e kemi”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu