Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat nga selia blu ka reaguar në lidhje me raportin e DASH.
Noka në fjalën e tij është shprehur se ka ardhur koha që të bëhen të gjithë bashkë për ti dhënë fund qeverisë së korruptuar.
“A është sistemi i drejtësisë i pavarur raporti i DASH thotë jo. Presioni politik, burimet e kufizuara dhe korrupsioni e kanë penguar gjyqësorin që të funksionojë lirshmërisht. Shqiptarët e dinë se ka një emër që është në krye të pengmarrësve që është Edi Rama. I cili në kongresin e PD-së e urdhëroi SPAK se kë duhet të hetojë dhe kush është i paprekshëm.
PD-ja ka votuar për një sistem të lirë të drejtësisë, por a është kjo qeveri e korruptuar raporti i DASH thotë po, kjo është një këmbanë alarmi për shqiptarët. Ka ardhur koha që të bëhemi bashkë dhe të shkurtojmë jetën kësaj qeverie të korruptuar
“, ka thënë Noka.