Rangnick zbardh kontaktet me Milanin

0
Gjigandi

Ralf Ragnick dhe Milano, dy botë që afrohen edhe më shumë me njëra-tjetrën. Trajneri gjerman është vazhdimisht e më afër kuqezinjve. Ai tregon për “Bild” kontaktet që ka pasur me klubin e njohur italian:

“Ata më pyetën nëse ka një mundësi për të bashkëpunuar, kështu që unë njoftova “Red Bull”. Janë zhvilluar bisedime mes drejtuesve të Milanit dhe agjentit tim. Nuk mund ta përjashtoj plotësisht se e ardhmja ime do të jetë në Milano. Në futboll asgjë nuk mund të përjashtohet, por klubi ka probleme të tjera tani”.

E ardhmja mbetet ende për t’u vendosur. Rangnick, megjithatë, ka vendosur piketa, duke deklaruar se ka pak ekipe, për të cilat do të interesohej: 

“Unë nuk jam dikushi, që ka vështirësi të imagjinojë se gjërat mund të funksionojnë. Më pëlqen aventura, por nuk duhet të jetë një mision vetëvrasës. Unë nuk dua të jem mendjemadh, por klubet që mund të më interesojnë janë pak”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu