Ramabaja kritikon mediat që raportojnë për punësimet në KEK: Duhet të merreshin me zgjedhjet në S…

0
Ramabaja kritikon mediat që raportojnë për punësimet në KEK: Duhet të merreshin me zgjedhjet në S…
Gjigandi

Profesori Sadri Ramabaja ka kritikuar mediat që kanë raportuar punësimet në KEK, pasi sipas tij thotë, se disa media kanë dashur ta mbajnë top temë këtë çështje.

Ramabaja tha se mediat duhet të merreshin me zgjedhjet në Serbi.

Ai thotë se punësimet në KEK janë jashtëzakonisht çështje të vogla, e që sipas tij, nuk kanë të bëjnë me nepotizëm.

“I lexova reagimet dhe disa prej mediave që kanë reaguar që është botim në dy prej mediave kryesore mbrëmë. Kam përshtypje që mediat në një pjesë duan që ta mbajnë top temë një çështje për të cilën, unë kam prit që mbrëmë do të realizohen zgjedhjet në Serbi, ishte i pari Putini që ia uroi Vuçiqit fitore atje, mirëpo këtu merren me disa çështje jashtëzakonisht të vogla sepse nuk ka të bëjë me nepotizëm të shkallës të cilën po flet Noli.

Shumë më shumë ka pas nepotizëm ku ky dhe Frashëri kanë punësuar njerëz në komunë të Prishtinës se sa tash në KEK. Janë çështje minore”,

RonaTyra

tha Ramabaja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu