Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Azerbajxhan.
Rama është takuar së pari me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, teksa pritet të takojë dhe kryetaren e Kuvendit si dhe Kryeministrin.
Pritet të diskutohet në lidhje me krizën e shkaktuar nga lufta e Rusisë me Ukrainën, mungesa e karburanteve, marrëdhëniet dypalëshe dhe situata politike.
Rama mësohet të ketë thënë se “
Jemi xhelozë për investimet madhore të Azerbajxhanit në Malin e Zi”.