Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ish-kryeministër Britanik, njëherazi dhe këshilltar i tij, Tony Blair.
Sipas raportimeve në media, në fokus të takimit kanë qenë aksionet politike kryesisht të natyrës ndërkombëtare, ku theksi ka qenë te integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian e ndarë nga Maqedonia e Veriut, por edhe vijimi i iniciativës së Ballkanit të Hapur.
Report Tv raporton se takimi ka ndodhur në vilën 30 në zonën e bllokut në kryeqytet, e njohur si ish-vila e Mehmet Shehut, kryeministri i vendit në periudhën e regjimit komunist.
Report Tv sjell pamjet nga momenti kur Blair largohet nga vila 30.
Nuk ka njoftim zyrtar për takimin.
Gjithashtu, ky takim ka ndodhur pak minuta përpara mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për propozimet e deputetëve për emrin e presidentit.
/abc24.al/