Rama takon Donfried: Diskutuam për mbështetjen e plotë që SHBA-të i japin Ballkanit të Hapur

0
Rama takon Donfried: Diskutuam për mbështetjen e plotë që SHBA-të i japin Ballkanit të Hapur
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.

Në një njoftim në Facebook pas takimit, Rama ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskuar gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe situatën në rajon.

Ai gjithashtu ka shtuar se u diskutua edhe “për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur.”

“Konsideratat e Ndihmës Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse”, ka thënë Rama.

Pas takimit me Ramën, Donfried iu drejtohet Kryesisë së Kuvendit. Ajo zhvilloi një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe deputetët Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun.

RonaTyra

Ditën e djeshme zyrtarja u takua me komisionerin e BE, Oliver Varhelyi. Diplomatët e SHBA dhe BE theksuan rëndësinë e integrimit të shpejtë të rajonit që pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Zyrtarja e lartë e DASH ka nisur një tur takimesh në Ballkanin Perëndimor. Donfried vizitoi Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Kosovën ndërsa dje ishte në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë konferencës së djeshme në Shkup, Donfried tha se SHBA-të mbështesin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu