Rama sulmon sërish protestën për çmimet: Në ’90-ën buka u rrit 10-fish dhe askush nuk vdiq

0
Rama sulmon sërish protestën për çmimet: Në ’90-ën buka u rrit 10-fish dhe askush nuk vdiq
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama, vijon t’i mëshojë idesë se protesta për rritjen e çmimeve në Shqipëri është e paarsyetueshme, pasi vjen si pasojë e luftës, jo qeverisë. Gjatë takimit me përfaqësues nga biznesi i vogël, Rama rikujtoi vitet ’90,  ku çmimi i bukës pësoi rritje 10-fish dhe sipas tij, askush nuk vdiq. “Mos harroni rritjen e bukës me 10-fish në 90-tën dhe askush nuk vdiq. Nuk jemi një vend kaq i dobët, kurrsesi. Populli shqiptar, i pari që bën protestë për rritjen e çmimeve kur gjithë dynjaja proteston për luftën dhe kundër agresionit.

Në Francë e dogjën, por nuk kanë dalë sot se e kanë kuptuar se është t’i bësh duvanë Kremlinit”-tha ai.

Rama u shpreh edhe një herë se protestat e zhvilluara në vendin tonë për rritjen e çmimeve, i kanë shërbyer Putinit. Gjatë takimit me përqafësuesit e biznesit të vogël, Rama tha se shpresa e Putinit është të dorëzohet Europa, dhe këto protesta nuk do i organizonte as Kremlini vetë. “Shpresa kryesore e Vladimir Putinit është që të dorëzohet Europa.

Sanksionet ndaj Rusisë nuk vendosen që do të vdesë nga uria presidenti, por për t’i thënë opinionit publik që ka diçka që nuk shkon me vendin ku jeni. Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë është një sfidë e madhe edhe për opinionet publike në vendet demokratike se duhet ta përballojnë goditjen se janë pjesë e një kualicioni që po mbron veten. Këto lloj protestash, që nuk i organizonte Kremlini vet, të bësh punën e dikujt krejt tjetër, e një armiku të demokracisë për të luftuar me qeverinë tënde në këtë Shqipërinë e vogël”-u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu