Xhaçka takohet me Borrell, ja për çfarë biseduan

0
Xhaçka takohet me Borrell, ja për çfarë biseduan
Gjigandi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, priti sot Perfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe Zëvendëspresident i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell.

Kriza e shkaktuar nga sulmi ushtarak i paligjshëm dhe i pajustifikuar rus mbi Ukrainës dhe përballja e pasojave të saj të gjithanshme, përfshirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ishte në qendër të bisedës.

Të dy bashkebiseduesit theksuan se forcimi i unitetit dhe veprimi vendimtar mbi ndalimin e mjeteve që ushqejnë luftën janë të një rëndësie parësore. Përfaqësuesi i Lartë vlerësoi lart aksionin diplomatik të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, linjëzimin e plotë me qëndrimet e BE-së dhe masat kufizuese në praktikë dhe gadishmërinë për të pritur qytetarët e zhvendosur nga Ukraina për shkak të agresionit.

Ministrja Xhaçka u shpreh, se në përballje me këtë krizë të madhe të sigurisë evropiane, Ballkani Perëndimor nuk duhet të lihet jashtë fokusit të Bashkimit Evropian. Procesi i integrimit evropian të vendeve të rajonit të rajonit duhet të përshpejtohet, fillimisht me mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se angazhimi i BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet të demonstrohet me rrugë e mënyra, të cilat do ta bëjnë rajonin pjesë të zgjidhjeve të qëndrueshme, përfshirë në momente krizash.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu