Rama: Protestat në Shqipëri i shërbejnë Rusisë

0
Rama: Protestat në Shqipëri i shërbejnë Rusisë
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur sot se protestat në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve i shërbejnë Rusisë.

Në një bashkëbisedim me biznesin e vogël ditën e sotme, Rama tha se protestat nuk mund t’i organizonte kaq mirë as vetë Rusia.

“Dhe këto lloj protestash janë protesta që më mirë dhe më bukur nuk i organizonte dot Kremlini. Nuk i organizonte dot Kremlini vetë. Që do të thotë që është të bësh punën e dikujt krejt tjetër, në këtë rast e një armiku të demokracisë edhe të lirisë së njerëzve për të luftuar me qeverinë tënde në këtë Shqipërinë e vogël”, ka thënë Kryeministri Rama.

“Kur vendi yt as e ka nisur luftën as e ndalon dot luftën dhe t’i thuash njerëzve që për këto çmime nuk ka lidhje lufta po fajin e ka qeveria, është të bësh fiks atë që shpresa kryesore e Vladimir Putinit në këtë luftë. Cila është shpresa kryesore? Shpresa kryesore është që do të dorëzohet më shpejt Europa dhe Amerika se sa Rusia në kuptimin e opinionit publik. Se sanksionet që vendosen ndaj Rusisë nuk janë sanksione që vendosen me shpresën që do vdesë nga uria Presidenti i Rusisë, por janë sanksione që vendosen për t’i thënë të gjithë opinionit publik atje që ka diçka që nuk shkon me vendin ku ju jeni dhe vendi ku ju jeni për shkak të shtetit që ju keni dhe qeverisë që ju keni po i bën dëm botës”, ka thënë Rama.

“Për këtë vendosen sanksionet. Mirëpo sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është një sfidë e madhe edhe për opinionet publike në vendet demokratike. Sepse do duhet që ta përballojnë goditjen sepse janë pjesë e një koalicioni që po mbron jo Ukrainën në vetvete, por po mbron veten”, Rama ka shtuar.

RonaTyra

Rinisjen e eksportit të miellit dhe drithërave nga ana e Serbisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kryeministri e sheh drejtpërdrejt të lidhur me funksionimin e nismës “Ballkani Hapur”.

“Ky është rasti për të dhënë një shembull se çfarë është Ballkani i Hapur dhe ç’është të ndërtosh marrëdhënie në funksion të njerëzve dhe ekonomisë”, ka theksuar Rama gjatë takimit me biznesin.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu