Rama-opozitës: Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAK-un sipas nongratave

0
Rama-opozitës: Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAK-un sipas nongratave
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrë të ashpër pas deklaratave nga ana e opozitës, se ai ka kërcënuar SPAK-un.

Me ironi ai i kujtoi sërish shpalljen ‘non grata’ nga aleati strategjik i Shqipërisë, SHBA-ja,  Sali Berishës.

Duke hedhur poshtë akuzat nga PD-ja ai shprehet se dera e SPAK-ut është e hapur që të godasë në të gjitha anët, përfshirë edhe PS-në.

“Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për #PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!

Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më!

RonaTyra

“, shkruan Rama në Twitter.

Në një dalje për mediat, deputeti Belind Këlliçi tha se ka informacione të besueshme se Rama është i përfshirë në hetime ndërkombëtare dhe përmes shantazhit i kërkon Prokurorisë të tërhiqet nga çështje që e prekin drejtpërdrejt dhe njerëz shumë të afërt të kryeministrit.

Këlliçi kërkon që SPAK të mos i nënshtrohet urdhrit të tij. Deklarata nga ana e PD-së vjen pas deklaratave të Ramës për SPAK, bërë sot në Asamblenë e PS.

Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar mori kritika të forta nga kryeministri Edi Rama për performancën e deritanishme gati tre vjeçare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu