Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Azerbajxhan, me ftesë të Presidentit, Ilham Aliyev.
Në një postim në Facebook, Rama shpërndau pamje nga mbërritja në aeroportin ndërkombëtar “Heydar Aliyev” në Baku.
“Mbërritja në Azerbajxhan për vizitat zyrtare me ftesë të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev”, tha ai.
Sipas agjendës zyrtare, në orën 13:40, Rama do të zhvillojë një takim me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Në orën 16:00, Kryeministri do të vizitojë memorialin e Varrezave të Dëshmorëve, ndërsa në orën 16:30 do të zhvillojë një takim bilateral me Sahiba Gafarova, kryetar i Kuvendit të Azerbajxhanit.
Në orën 18:00, Kryeministri do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin e Azerbajxhanit, Ali Asadov.
/abc24.al/