Në Komisionin Hetimor për inceneratorët, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për Saimir Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm të dënuar për shpërdorim detyre. Ai tha se është shumë krenar për marrëdhënen e punës që ka pasur me Tahirin, por përsëriti bindjen e tij se një ministër që bashkëpunon me të dhe del jashtë kuadrit të punës, mban përgjegjësi individuale.
“Tahirin shokun e klasës e sollët ju është objekt në hetim Saimir Tahiri? Unë nuk thashë pse e solle por më lër të jap përgjigje. Jo mo jo s’ka nga ata 8 vjet, kush është si tha ai bishti i qenit kap bishtin e qenit. Për krenarinë dhe për Saimir Tahirin ta them hapur prap se s’kam asnjë problem. Jam shumë krenar për punën që kam bërë me Saimir Tahirin dhe në punën që ka bërë Tahiri me mua nuk hyn asgjë për të ciilat Tahiri ka hyrë nën akuza. Për cfarë një ministër bën jashtë kuadrit të marrëdhënieve me mua e punës që kemi bashkë, është përgjegjësi individuale që cke me atë punë
“, tha Rama.
Ish-ministri i Brendshëm vuan dënimin me burg në Fier pas vendimit të Gjykatës së Posacme, ndonëse akuzat ndaj tij ishin për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me kushërinjtë e tij nga Vlora, vëllezërit Habilaj.