Rama i kundërpërgjigjet Osmanit e Gjukanoviqit: ‘Ballkani i Hapur’ nuk do të ndalet, sepse e ardh…

0
Rama i kundërpërgjigjet Osmanit e Gjukanoviqit: ‘Ballkani i Hapur’ nuk do të ndalet, sepse e ardh…
Gjigandi

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, i është kundërpërgjigjur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe atij të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, lidhur me deklarimet për “Ballkanin e Hapur”.

Rama, në një shkrim në Twitter, tha se kushdo që është kundër iniciativës së “Ballkanit të Hapur”, është në të drejtën e vetë që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë.

Sipas tij, kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit!

“Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, deklaroi Rama.

Reagimi i Ramës erdhi pasi Osmani gjatë një konference për media me Gjukanoviqin, deklaroi se Kosova vazhdon të mbajë qëndrimin e njëjtë, bashkëpunim rajonal por në kuadër të Procesit të Berlinit.

RonaTyra

“Për dallim prej “Ballkanit të Hapur”, që ka dëshmuar sidomos muajt e fundit se do të rezultonte me hapjen e rajonit tonë për një ndikim më të madh të Rusisë, dhe këtë duhet ta ndalojmë me çdo kusht. Po ashtu në vend se ta përshpejtonte ecjen e shteteve tona drejt BE-së do t’i vendoste në dhomë të pritjes dhe do ta zgjaste procesin e integrimit”, u shpreh Osmani.

Ndërkaq, Gjukanoviq tha se “Ballkani i Hapur” ka rrjedhë në një moment të depresionit në rajon, kur e ka përfunduar mandatin kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kur u mendua se është vënë në pikëpyetje integrimi evropian.

“Jemi shumë të vetëdijshëm për mundësinë e bashkëpunimit rajonal ekonomik.Ky orientim parimor nuk do të thotë se i kemi sytë mbyllur. Por, ne mendojmë se në këtë temë kemi një iniciativë të mirë të Procesit të Berlinit. Kjo iniciativë është komplementare në rrugën drejt integrimit evropian”, u deklaroi Gjukanoviq.

Iniciativa “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” Ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Pjesë e “Ballkanit të Hapur” janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa është kundërshtuar nga tri vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja./abc24.al/

Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot.

– Edi Rama (@ediramaal) May 18, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu