Debate në Këshillin e Mandateve ku kërkohet nga PD konstatimi i pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, njëkohësisht Ministre e Jashtme, për shkak të marrjes së statusit të investitorit strategjik të bashkëshortit të saj.
Por ndërkohë që po zhvillohej mbledhja e paralajmëruar e Këshillit të Mandateve, në godinën përballë Kryesisë së Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka qenë në një konferencë me ministren Xhaçka. Dhe sipas deputetit të PD-së Ervin Salianji, deklarata e tij për Xhaçkën, se “le ta gjykojnë institucionet”, ka mjaftuar që maxhoranca në Këshill të ndryshojë qëndrim ndaj procesit.
“Pa diskutim që kjo kthesa me frena dore që bëjnë përfaqësuesit e PS është për shkak të një konference tjetër. E qartë që këtu nuk ka vendimmarrje reale dhe këtu nuk shqetësohet njeri as për Kushtetutë, as për rregullore. Mjafton një fjalë te godina përballë, që ‘le ta gjykojnë institucionet’ që dhe maxhoranca që kemi përballë kthen me frena dore gjithçka që tha deri tani. Kjo tregon që ju nuk keni shqetësim për asnjë nga elementët që thatë deri tani. Së dyti, ju nuk mund të na gjykoni dot, e as të na jepni mend, se po kjo maxhorancë në këtë këshillë i ka bërë gjyqin prokurorisë në një rast të ngjashëm dhe doli si doli historia në fund. Nuk shoh ndonjë shqetësim, po të dëgjosh këto elementët sikur ne po i bëjmë gjyq, apo do ta dërgojmë në ferr deputeten dhe ministren, ne si Këshill mandatesh ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Kemi një interes që na bashkon që është interesi publik. Ministrja vetë mund të ketë interes që të pastrohet nga akuzat, e marrim politikisht. Nga ana e ligjshmërisë së kërkesës ju nuk keni çfarë thoni, duhet ta dërgoni në gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Salianji.
DEBATET
Bardhi: Ne nuk pretendojmë të gëzojmë autoritetin për të bërë interpretimin final për këtë çështjes, as të zëvendësojmë Gjykatën Kushtetuese, gjëja që ju kërkojmë të mos e zvarrisni më tej. Thjesht doni ta zvarrisni, çojeni në seancën parlamentare, t’ia çojmë Gjykatës Kushtetuese, ne do i nënshtrohemi vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese thotë që le të fitojë gruaja ose burri i një deputeteje pasuri publike, merrni dhe ju ndonjë copë.
Nuk mund të ketë në këtë kuvend 1-2 deputetë që janë të privilegjuar, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve që i qëndrojnë strikt ligjit, thonë kemi kufizime dhe nuk e ushtrojmë këtë veprimtari. Nëse Gjykata Kushtetuese thotë le të shqyhet pasuria publike, merrni dhe ju pse të marrë vetëm Olta.
Felaj: Neni 119/1 në lidhje me kërkesën për mocion na ngarkon disa detyra, në dukej të thjeshta. Këshilli verifikon nëse kërkesa i përmbush kushtet. Numri i firmëtarëve, provat, por shoh që kemi një set provash te të cilat deklarata e pasurisë mungon. Ju e keni sjellë kërkesën. Verifikon kohën e marrjes së mandatit nga deputeti, është procedurë që duhet të bëhet në këtë këshill mandatesh. Meqë ngrihet pretendimi se ju ligjin e zbatoni korrekt. Kuvendi nuk vë në diskutim mocionin e paraqitur dhe nuk ia nënshtron debatit, nuk i hyn në themel çështjes. Vlerësimi i meritës së çështjes, nëse deputeti ka shkelur Kushtetutën është një çështjes që i përket krejtësisht Gjykatës Kushtetuese. Ju me kërkesën pretendohet që të krijohet premisa nëse kuvendi
Nuk bëhet fjalë këtu që bashkëshorti, apo bashkëshortja e një deputeti nuk mund të ketë biznes, po mund të ketë biznes, nga shteti nuk mund të marrësh. Në planin e veprimit thuhet prona ku do zhvillohet projekti është pronë private. kaq më mjafton të kuptoj ku është prona. E gjithë esenca e rregullave që ka shprehur Rregullorja është që të dëgjoheni, t’i lejoni gjithë të tjerët të dëgjojnë dhe më pas për të vlerësuar nëse duhet referuar në GJK. Po e përdorni këshillin të njëjtën gjë që bëtë në Kuvend me interpelancën. Akoma nuk po e kuptoni thelbin e gjësë.
Bardhi: Nuk e thashë unë Kuvendi është i detyruar, e thotë Gjykata Kushtetuese, vendimi nr. 7 i 2016. Çfarë thotë në interpretim përfundimtar, në rast se Kuvendi vihet në lëvizje me mocion, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. I vetmi organ që ka kompetencë të shqyrtojë në themel çështjen.
Alibeaj: Për shkak të seriozitetit dhe për shkak të rregullave të procesit të rregullt ligjor, unë ju këshillova që znj. ministre të ishte këtu dhe të fliste dhe të mbrohej madje. Që nesër kur të shkojë në Gjykatën Kushtetuese të mos ngrejë pretendimet që Këshilli i Mandateve nuk më ka dëgjuar, që Kuvendi nuk më ka dhënë të drejtën e mbrojtjes. Z. Balla doli jashtë e tha nuk jeni seriozë, jeni qesharakë, e paskeni për çështje politike. Kërkesën që bëra para një jave e refuzove. ngritët dhe pretendimin se nuk kishit lexuar dokumentet dhe provat, sot kërkesa që ke bërë janë na shpjego provat, na shpjego të dhënat. Është fare e qartë përkëdo që po përpiqeni t’i vendosni shkopinj mbi rrota një procedure që është e qartë. Ka përshkrimin e fakteve, ka dhe provat me të. Jo një hartë, shumë harta. E pra, në qoftë se do flasim për aspektin formal, dakord, por ajo çfarë ndodhi sot këtu ishin pyetjet tuaja. Bëtë pyetje, do merrni përgjigje. Ah dhe një gjë tjetër, se ç’kam një përshtypje që doni ta mbuloni me një tis errësire këtë. Ne kemi dhe detyrimin publik t’ia bëjmë me dije publikut, çfarë kërkese është kjo, kujt i adresohet. Çështjet e konfliktit të interesit të deputetëve, ministrave janë çështjes publike.
Pse unë kërkova që znj. ministre të ishte këtu. Kjo nuk është vetëm çështjes e ndalimit kushtetues, nuk është vetëm çështjes ligjore është dhe çështjes morali politik. Është si rregull te kodi i sjelljes së deputetëve. Një rregull këtu është ky që deputeti apo ministri sa herë që bëhet falë sa herë ka një pretendim për shkelje të ligjit të konfliktit të interesave duhet ta deklarojë vetë. Është standard, që nga momenti që pati një kërkesë për mocion të vinte vetë dhe të thoshte një gjë, për të demonstruar jo nuk kam asgjë të fshehur nga ligji. Të thoshte vetëm një fjali, çështja duhet të shkojë dhe të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, madje firmëtarja e parë duhet të ishte vetë ministrja. Kjo është sjellja politike. Ju nuk ju shkoi mendja, e bëra unë kërkesën.
Dhe një vërejtje znj. kryetare ju thatë është njoftuar, na vini dhe ne në dijeni. Bashkë me njoftimin që i keni bërë, t’i çoni dokumentet, të gjitha provat, madje të ketë mundësi të marrë dhe një avokat. Kështu e do procesi.
Balla: Zoti kryetar i grupit të PD-së, i PD-së, dua të kemi një marrëveshje fjale mes nj-tj kurrë të mos bëjmë gabimin që të keqcitojmë. E drejta për t’u dëgjuar është e drejtë, por nuk është detyruese. Pra, në këtë rast unë ju kam sqaruar, ju thatë që duhet të jetë me patjetër, unë thashë është e drejtë që vendos. Unë thashë në rast se deputeti vendos, ne kemi detyrimin ta marrim me shkrim. E vlerësoj atë që thatë ju, ne nuk mund t’i lëmë procesit asnjë verigë jokushtetuese. Po, e ndërpresim këtu, natyrshëm të bëhet dhe kjo. Mund të vijë vetë deputeti, një përfaqësues i tij, siç e ka traditën parlamenti, të jeni të sigurt që kjo nuk do të shkojë në kalendat greke. Ky është parlamentarizmi. Rrini të qetë se procedura do të zbatohet.
Salianji: Pa diskutim që kjo kthesa me frena dore që bëjnë përfaqësuesit e PS është për shkak të një konference tjetër. E qartë që këtu nuk ka vendimmarrje reale dhe këtu nuk shqetësohet njeri as për Kushtetutë, as për rregullore. Mjafton një fjalë te godina përballë, që ‘le ta gjykojnë institucionet’ që dhe maxhoranca që kemi përballë kthen me frena dore gjithçka që tha deri tani. Kjo tregon që ju nuk keni shqetësim për asnjë nga elementët që thatë deri tani. Së dyti, ju nuk mund të na gjykoni dot, e as të na jepni mend, se po kjo maxhorancë në këtë këshillë i ka bërë gjyqin prokurorisë në një rast të ngjashëm dhe doli si doli historia në fund. Nuk shoh ndonjë shqetësim, po të dëgjosh këto elementët sikur ne po i bëjmë gjyq, apo do ta dërgojmë në ferr deputeten dhe ministren, ne si Këshill mandatesh ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Kemi një interes që na bashkon që është interesi publik. Ministrja vetë mund të ketë interes që të pastrohet nga akuzat, e marrim politikisht. Nga ana e ligjshmërisë së kërkesës ju nuk keni çfarë thoni, duhet ta dërgoni në gjykatën Kushtetuese.