Kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin në detyrë të Endrit Hoxha si zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.
Vendimi është marrë ditën e sotme në Këshillin e Ministrave dhe është publikuar në faqen e kryeministrisë.
Vendimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Endrit Hoxha emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.