Rama: Dita pa makina duhet të bëhet pjesë e pandashme e kalendarit mujor

0
Rama: Dita pa makina duhet të bëhet pjesë e pandashme e kalendarit mujor
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë sot foto nga qytetet kryesore të vendit ku është vendosur të mbahet nismën “Dita pa Makina”.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Rama është shprehur se “Dita pa Makina” duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit mujor.

Ai ka shtuar se fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët të qeverisë me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike.

Bashkia e Tiranës ka vendosur që ditën e sotme të rikthejë nismën “Dita pa Makina”, kësaj here edhe për të kursyer karburantin dhe jo vetëm për çështje mjedisore.

Autoritetet lokale kanë organizuar disa aktivitete dhe për këtë arsye do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit.

RonaTyra

Sipas planit, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në disa segmente kryesore të kryeqytetit.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu