​Rama: 121,955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes

0
​Rama: 121,955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes
Gjigandi

Nga janari 2019, kur nisi programi universal i qeverisë, 121,955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes.

Ndërsa ndau lajmin, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shtoi se

“nuk e kemi ndalur për asnjë moment mbështetjen për familjet e reja që gëzohen me fëmijë”.

“Nga Janari 2019, kur nisi programi universal i qeverisë, 121,955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes, konkretisht: 40,000 lekë për fëmijën e parë; 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë”

, tha Rama.

RonaTyra

Bonusi i bebes është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja, pavarësisht statusit social-ekonomik.

Bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, pa dallim nëse kanë lindur këtu apo jashtë vendit.

Prindërit e fëmijëve të sapolindur e tërheqin çekun e bebes në maternitetin ku ndodhen duke kryer regjistrimin e menjëhershëm të fëmijës, duke shmangur të gjitha vonesat dhe burokracitë që kanë ndodhur më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu