Rajoni i Lombardise, kerkese qeverise italiane: Riktheni Alvinin nga Siria – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Këshilli Rajonal i Lombardisë ka miratuar unanimisht një mocion për t’i kërkuar qeverisë italiane të bëjë gjithçka është e mundur për të rikthyer në Itali Alvin Berishën, 11-vjeçarin shqiptar i cili gjendet në një kamp në Siri. Alvin, i cili është lindur në Barzago të Italisë nga prindër shqiptarë, u mor nga nëna e tij më 2014 në Siri për t’u bashkuar me ISIS, kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Mendohet që nëna ka vdekur si pasojë e një bombardimi në Baghuz, qyteti i fundit i ISIS që ra në mars të këtij viti. Sipas informacioneve të disponueshme, Alvin gjendet i vetëm në një kamp ish-terroristësh. Në Këshillin Rajonal çështja u hap nga Paola Romeo, këshilltare e Forza Italia, dhe u pranua nga të gjithë. ‘Alvini gjendet i vetëm në mes të një lufte tjetër, që mund të lërë shenjë të thella. Institucionet kanë detyrën të veprojnë, duke i mundësuar të voglit rikthimin në Itali pranë familjes’, tha Paola Romeo. Mocioni i kërkon kreut të rajonit të ndikojë mbi qeverinë deri sa ministria e jashtme dhe kryeministria të nisin bisedimet me qeverinë shqiptare, në favor të një dialogu diplomatik midis ambasadave italiane e shqiptare në Turqi, vendi më pranë vendndodhjes së fëmijës në Siri. ‘I kërkojmë qeverisë të vlerësojë nëse ekzistojnë kushtet për t’i dhënë shtetësinë italiane Alvinit të vogël, familja e të cilit është plotësisht e integruar në shoqërinë lombarde. Përparësia e Rajonit të Lombardisë është rikthimi i Alvinit në shtëpi, ku e presin njerëz që e duan’, përfundoi Paola Romeo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu