Ra ne gropen e rakise, stabilizohet gjendja e femijes 17 muajsh – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Mjekët e QSUT-së japin informacion për gjendjen e fëmijës që pësoi dje një incident të rëndë në Skrapar. Sipas mjekëve, fëmija ka shkuar pasditen e djeshme rreth orës17:15 në QSUT, në repartin e djegie-plastikës dhe aktualisht gjendja paraqitet e stabilizuar. “Në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në pjese të ndryshme të trupit pacienti me inicialet K. B., i moshës 17 muajsh. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit, paraqitet e stabilizuar. Fëmija ka pësuar djegie në 30% të trupit”, bëhet e ditur nga QSUT. Stafi mjekësor është duke e mbajtur në monitorim të vazhdueshëm dhe po i jep përkujdesjen mjekësore të nevojshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu