Qytetarët i rikthehen sporteleve pas mbylljes se e-Albania: Harxhojmë kohë në temperatura mbi 30 gradë

0
Gjigandi

Rënia e e-Albania ka shkaktuar prej ditësh kaos dhe probleme për shërbimet që iu ofrohen qytetarëve. Naimi i është rikthyer sportelit të gjendjes civile numër tre në kryeqytet për t’i marrë vajzës një certifikatë personale, hapi i radhës është komisariati i policisë, e më pas aplikimi për pasaportë…Ecejaket i kushtojnë kohë, energji dhe mund, në temperatura mbi 30 gradë. Si Naimi edhe ky çift u paraqit në njësinë numër katër për të marrë një ndër dokumentet më të rëndësishme, atë të martesës. Një veprim që para kompjuterit do i kishte kushtuar vetëm pak sekonda.

Për të tretën ditë me radhë qytetarët nuk po marrin më shumë se 1 mijë e 200 shërbime publike të cilat ofrohen vetëm nga portali qeveritar e-Albania, si pasojë e sulmit kibernetik mbi të. Por jo vetëm qytetarët nuk po marrin dot as medikamentet pasi janë bllokuar recetat elektronike. Bllokimi i recetës elektronike krijon vonesa ne marrjen e medikamenteve. Kjo do te thotë se afati i recetës elektronike shtyhet pa afat dhe pacientet mbeten pa mjekim. Ata do të duhet t’i blejnë ilaçet me para ne dore pasi nuk rimbursohen kjo do te thotë rendim i kostove për kategoritë vulnerabel. Edhe sportelet e Adisës qëndrojnë të mbyllura, pasi shërbimet për qytetarët nga 1 maji ofroheshin online në platformën e- Albania. Por megjithëse prej 3 ditësh nuk mund të kryhet asnjë proces online, këtë te marte zyra e Adises ne Tirane nuk funksiononte. Qytetaret provonin me kot fatin me shpresën se mos gjenin një derë të hapur për të marrë fizikisht shërbimet e munguara. Zyrat e noterisë gjithashtu nuk mund te importojnë me asnjë të dhënë të klientëve nga zyrat e gjendjes civile. Për të mbaruar një punë tashme kërkon pritje dhe durim pasi veprimet kryhen manualisht.

Mesditën e së martës qeveria njoftoi se faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit janë rikthyer në funksion të plotë brenda 12 orësh, por rezultoi se kjo nuk kishte ndodhur./bw

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu