Qindra njerëz nënshkruajnë peticionin për të hequr Kanye West si performuesin kryesor në “Coachella”

0
Qindra njerëz nënshkruajnë peticionin për të hequr Kanye West si performuesin kryesor në “Coachella”
Gjigandi

Ngjarjet e fundit rreth Kanye West i kanë shtyrë kritikët t’i bëjnë thirrje “Coachella”-s që ta heqë reperin si një nga performuesit kryesor në festivalin muzikor të vitit 2022.

Nën pseudonimin “Kim-Pete”, një përdorues i rrjetit nisi një peticion të Change.org të mërkurën duke thënë se organizatorët “duhet të kenë turp nga vetja” që i dhanë West “më shumë një platformë” për të përhapur urrejtje ndaj ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian dhe ndaj të dashurit të saj, Pete Davidson.

“Ne kemi parë Kanye të ngacmonte, manipulonte dhe lëndonte Kim, Pete dhe të tjerët për më shumë se një vit”, thuhet në peticion, i cili grumbulloi më shumë se 1,650 nënshkrime deri të enjten pasdite.

Kanye West (Foto: Getty Images)

RonaTyra

“Është qesharake që po i lejohet ta bëjë këtë”, thuhet më tej.

Peticioni u krijua në të njëjtën ditë kur Instagrami pezulloi Ye, 44 vjeç, nga postimi për 24 orë pas sulmeve të tij të përsëritura ndaj Kardashian, 41-vjeçe, dhe Davidson, 28-vjeç, si dhe komedianët DL Hughley dhe Trevor Noah.

Artisti ka qenë duke e bullizuar yllin e SNL për disa javë radhazi, madje në videon e tij muzikore të re “Eazy” e kishte ‘varrosur të gjallë’.

Peticion kundrejt Kanye West

Kim nga ana tjetër në intervistën e dhënë për Ellen DeGeneres ka folur publikisht për lidhjen me Pete.

Romanca e tyre u bë publike në Instagram në muajin mars me shpërndarjen e disa imazheve të përbashkëta.

/abc24.al/

Foto: Screenshot/YouTube

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu