Nga data 27 prill nis programi i javëve kulturore në Shqipëri me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 18 vende të botës. Ministrja Margariti gjatë një konference për shtyp së bashku me kryeministrin Rama bëri me dije edhe fondin publik i cili është vënë në dispozicion për mbulimin e aktiviteteve.
Margariti: Është një fond le të themi modest, megjithatë është mëse i mjaftueshëm për faktin që do të jetë një arkë e përbashkët e shtetit shqiptar dhe të gjitha vendeve partnere.
Janë 100 milionë lekë të reja ato që janë vënë në dispozicion të kësaj nisme për këtë vit startimi dhe do të jetë edhe ky një vit që do të na lërë të kuptojmë cilat do të jenë buxhete e nevojshme në vazhdimësi.
Margariti shtoi se ajo që duan të krijojnë, është jo vetëm prezenca në performancë e artistëve, por krijimi i urave të para të kontaktit që kjo nismë të krijojë një shtysë dhe i gjithë dialogu të ndodhë midis aktorëve të ndryshëm përtej institucioneve qendrore ose lokale.