Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot hapjen e procesit të kalkulimit për ofruesit e shërbimit të transportit publik qytetas dhe ndërqytetas të cilët do të kompensohen me 100 lekë për litër, si pjesë e rezistencës për rritjen e çmimeve.
“Sot i kemi dhënë rrugë hapjes së mënyrë së kalkulimit për ofruesit e shërbimit të transportit urban që do të kompensohen me 100 lekë për litër. Nuk do t’i lejojmë subjektet të kenë ndryshim në rritje të çmimeve të biletës, pasi do i kompensojmë. I kemi dhënë rrugë hapjes së mënyrës së kalkulimit për të gjitha njësitë që janë në këtë proces.
Do të shpenzohen gjatë muajit prill dhe maj. 98% e transportit në Shqipëri kryhet përmes rrugës dhe po mundohemi të ruajmë çmimin e biletës që mos të ketë një ndryshim. Po punojmë për përmirësimin e flotës apo për të pasur dhe një flokë të re
“, tha Balluku.
Belinda Balluku, paralajmëroi gjithashtu një vendim të qeverisë i cili do ta bëjë më të shtrenjtë çmimin e energjinë për familjet që do të harxhojnë më shumë se 700 kilovat/ orë në muaj.