Qetësia mori fund? Koreja e Veriut: Amerika ka qasje kërcënuese ndaj Penjanit

0
Gjigandi

Pasi ndërpreu komunikimin me Korenë e Jugut, Veriu komunist tani po jep shenja se edhe marrëdhënia e vendosur më SHBA, është në fije të perit.

Ministri i Jashtëm verikorean, Ro Son Gwon, deklaroi se politikat amerikane ndaj Phenjanit vërtetojnë se Uashingtoni vazhdon të jetë kërcënim për Korenë Veriore, ndaj do të zhvillojë më shumë armë ushtarake për të luftuar këtë rrezik.
Ky zyrtar ka thënë përmes një deklarate, të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, se lidhja personale që presidenti amerikan, Donald Trump ka krijuar me liderin verikorean, Kim Jong-Un, duket se është fokusuar vetëm në fitoren e pikëve politike dhe se nuk ka shumë mundësi të rezultojë me ndonjë pikë kyçe diplomatike. Kjo deklaratë erdhi në përvjetorin e dytë të takimit të parë në mes të Kimit dhe Trumpit, në të cilin presidenti amerikan i kërkoi Koresë Veriore të hiqte dorë nga armët bërthamore, në këmbim të zbutjes së sanksioneve.
Trump ka folur me tone të ngrohta për shoqërinë me Kimin dhe të dy liderët patën dalë me deklarata publike për të treguar suksesin e arritur në bisedimet rreth çarmatimit të Gadishullit Korean. Megjithatë deri më tani është arritur pak përparim. Uashingtoni i kërkon Phenjanit që të heqë dorë nga armët bërthamore para se të hiqen sanksionet, ndërsa Koreja e Veriut pretendon të kundërtën.
 

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu