Qentë sulmojnë banorët tek “Ndue Përlleshi”

0
Gjigandi

Qentë endacak në Prishtinë janë të shumtë. Ata nuk kanë orar të lëvizjes, por po sulmojnë kryesisht në orët e hershme të mëngjesit, megjithatë rreziku është prezent dhe në orët e mbrëmjes.

D.Berisha nga Prishtina ka marrë plagë si pasojë e kafshimit të qenëve endacakë.

Ngjarja ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit, kur Berisha po shkonte në punë, shkruan lajmi.net.

Qentë e sulmuan afër banesës së tij, në rrugën “Ndue Përlleshi” në lagjen Mati1 në Prishtinë.

RonaTyra

Si pasojë i është dashur të kërkoj menjëherë ndihmë mjekësore.

“Ishin katër qenë, nuk munda të ikë, u mbështeta për muri, njëri nga ta më kafshoi”, thotë Berisha.

“Kam shkuar menjëherë ne Qendrën e Mjekësisë Familjare te Qafa, aty më kanë dhënë dy injeksione kundër infektimit të gjakut dhe më kanë lidhur këmbën me fashë”, tregon tutje ai, teksa bën të ditur se gjatë ditës së sotme është sulmuar edhe një fqinji i tij nga turma e qenve që qëndrojnë në afërsi të banesave, por për fat ka shpëtuar pa u kafshuar.

Ai ka treguar edhe disa foto të kafshimit.

Nga ana tjetër jo zyrtarisht njëra prej mjekeve në QKMF-në në Prishtinë tha për lajmi.net se shpesh ballafaqohen me raste te përditshme të kafshimeve nga qentë endacak. “I kemi evidencat, kemi raste të përditshme të mjekimit që kafshohen nga qentë”, tha ajo.

Qentë endacak vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët. Ndonëse shpesh është kërkuar një zgjidhje për këtë problem, një gjë e tillë nuk është bërë akoma, pavarësisht iniciativave.
 

Image

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu