Qendra shëndetësore do të shembet/ Durrës, u dëmtua rëndë nga tërmeti i nëntorit

0
Gjigandi

Një nga godinat shëndetësore në qendër të qytetit të Durrësit do të shembet për t’u ndërtuar nga e para.

E dëmtuar nga tërmeti, godina ku ndodhej Urgjenca Stomatologjike, Qendra Shëndetësore e disa lagjeve të qytetit dhe njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor Durrës do të shembet. Personeli i saj prej muajsh është zhvendosur në godinën fqinje, në poliklinikën e specialiteteve. Dy ditët e fundit godina po boshatiset, po kjo ka krijuar shqetësim te bluzat e bardha të poliklinikës.
Ditët e fundit mes tyre po diskutohet për një urdhër që i detyron të punojnë me turne. Ky urdhër paraprak është refuzuar pasi kjo prek zinxhirin e strukturave që ofrojnë shërbim për qytetarët, veçanërisht për të sëmurët kronikë dhe ata që vijnë nga zonat rurale. Mjekët specialistë shërbejnë dhe në spitalin rajonal të Durrësit, pjesë e strukturës së të cilit janë. Puna e tyre është gjithashtu e lidhur dhe me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor që punon në orarin zyrtar 08-16.00 dhe vënia në zbatim e punës me turne do të sillte probleme dhe vonesa të theksuara për të sëmurët.
Ndërkohë dhe pse ndajnë godinën me personelin e shëndetit publik, ngarkesa në vizita mjekësore konsiderohet e  përballueshme dhe në përputhje me shifrat dhe normat e vendosura nga Ministria.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu