Qehaja për SBASHK-un: Pse reagimet për grevë vijnë çdoherë në fund të vitit shkollor?

0
Qehaja për SBASHK-un: Pse reagimet për grevë vijnë çdoherë në fund të vitit shkollor?
Gjigandi

Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja ka folur për paralajmërimin e SBASHK-ut për protestë më 12 maj për grevë një orëshe.

Qehaja ka thënë se çdo ditë apo orë e humbur në proces mësimor do të ishte e patolerueshme.

“Kushdo brenda sistemit arsimor përfshirë vet mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit janë të vetdishëm për dëmin që i është shkaktuar nga pandemia me qindra ditë të humbura në proces mësimor ku kësaj t’i shtohet dëmi i vazhdueshëm dhe prezent që e kemi të një cilësie jo të mirëfilltë të arsimit parauniversitar në vendin tonë. Çfarë do dite më shumë e humbur dhe çfarë do ore e humbur në proces mësimor do të ishte e patolerueshme me dëme shumë afatgjate për nxënësit tanë”

, tha ai.

Qehaja thotë se dëmi i shkaktuar nga pandemia në mësim është i pariparueshëm, ai shpreson se SBASHK-u të reflektojë dhe të tejkaloj këtë situatë.

RonaTyra

“Ndaj këtyre nxënësve çfarëdo humbje më shumë do të shkakton një kufizim qoftë në zhvillimin e tyre akademike apo profesionale. Dëmi nga pandemia është i pariparueshëm, shpresojë shumë që SBASHK-u të reflektojë dhe të tejkalojë këtë situatë”,

tha ai.

Sipas tij, pse ky reagim i SBASHK-ut nuk ka ardhur vite më parë, e pse ky reagim gjithëherë duhet të vijë në fund të vitit shkollor.

“Ajo pikëpyetja që ne gjithherë e ngrisim se pse ky reagim nuk ka ardhur vite më parë e pse ky reagim gjithherë duhet të vijë në fund të vitit shkollor dhe gjithherë për ndërprerje të procesit mësimorë. Ka shumë pikëpyetje, në thelb kuptoj se interesi i SBASHK-ut është interesi i mësimdhënësit, kjo pagë e dinjitetshme duhet të jetë një trajtë të duhur”,

theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu