Pyetet për një bashkëpunim me Noizyn, flet Stresi: E rëndësishme që jemi bashkë, nuk ka gjë që na…

0
Pyetet për një bashkëpunim me Noizyn, flet Stresi: E rëndësishme që jemi bashkë, nuk ka gjë që na…
Gjigandi

Stresi dhe Noizy viteve të fundit kanë qenë ndër emrat më të komentuar në showbizin shqiptar dhe rrjete sociale.

Dyshja e famshme në vitin e kluar kanë lënë mënjanë të gjitha hatërmbetjet dhe i dhanë fund të gjitha mosmarrëveshje që kishin prej vitesh duke njoftuar ribashkimin në Instagram.

Kjo duket se gëzoi në masë të madhe fansat, të cilët tani po kërkojnë edhe një bashkëpunim mes tyre.

Stresi (Foto: Instagram)

RonaTyra

Ka qenë Stresi ai i cili ka ndarë një postim në InstaStory, ku thuhet nga një ndjekës nëse do të ketë një bashkëpunim.

“A është në plan një bashkëpunim me Noizyn”, ka qenë pyetja që iu parashtruar Arkimed Lushajt (emri i vërtetë).

“Çdo ditë këtë pyetje keni. Është e rëndësishme që gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi bashkë për tjerat vijnë vet pa plane. Respekt për të gjithë fansat vetëm kështu të bashkuar s’ka gjë që na thyen”, tha Stresi.

Mbase nuk është larg që të shohim edhe një duet mes tyre, që gjithsesi ia lëmë kohës.

/abc24.al/

Foto: Screenshot/Facebook

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu